Ofensiva e shumëpritur e pranverës dështoi. Me kundërsulmin e dështuar të Ukrainës dhe lodhjen perëndimore si një refren të përhershëm, Vladimir Putin vazhdon të shpallë se synimet e luftës së Rusisë në Ukrainë mbeten të pandryshuara.
Ai shprehu të njëjtën gjë të martën e kaluar, para gjeneralëve të tij, duke u mburrur se Ukraina është në një gjendje kaq të rëndë sa trupat ruse “bëjnë çfarë të duan”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Të lidhura
None found
Pavarësisht deklaratave publike, Kremlini po komunikon përmes diplomacisë prapaskenike interesin e tij për të konkluduar në një marrëveshje që do t’i japë fund luftës.
Sipas një raporti të New York Times, që nga shtatori i kaluar, presidenti rus thuhet se është shfaqur, nëpërmjet ndërmjetësve, i hapur ndaj një armëpushimi që do të “ngrijë” luftimet përgjatë vijës së zjarrit , thonë dy ish-zyrtarë rusë pranë Kremlinit.
Në fakt, sipas zyrtarëve amerikanë, lideri rus kishte bërë një “ofertë” të ngjashme për një marrëveshje të mundshme armëpushimi një vit më parë, në vjeshtën e vitit 2022 . Siç zbulojnë të njëjtat burime, ky mesazh u dërgua në prapaskenë dhe “në heshtje”, pas një fitoreje të rëndësishme të Ukrainës në veri-lindje të vendit që i kishte shkaktuar shqetësimin Putinit.
Megjithëse Putin publikisht i qëndron retorikës agresive, zyrtarët amerikanë po shohin një ndryshim në qasjen e tij, duke vënë në dukje se ai nuk po bën më thirrje për largimin e qeverisë Zelenskyi . Sipas të njëjtave burime, armëpushimi i promovuar nga Putini do të siguronte një Ukrainë sovrane me kryeqytet Kievin, por do të mbante nën kontrollin rus territoret e pushtuara aktualisht nga Rusia, të cilat përbëjnë rreth 20% të të gjithë territorit ukrainas. Putin, siç pretendojnë amerikanët, është i hapur për një marrëveshje të tillë, edhe pse pret një propozim më konkret.
