Një incident i rëndë është shënuar në Kinë, në vitin 2019, por që është bërë sëfundmi publike për mediat.
DailyMail shkruan se një e moshuar rreth 82-vjeçe ishte duke kryer një ndërhyrje në sy, teksa gjatë operacionit ka lëvizur. Në videon e publikuar nga gjigandi britanik, shihet se mjeku e gjuan pacientin me grusht në fytyrë, në mënyrë që të mos lëvizte më.
Menjëherë pas publikimit të pamjeve, mjeku kirurg u shkarkua nga puna, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.
E moshuara, për shkak të sulmit pësoi mavjosje në ballë, ndërsa aktualisht ajo është e verbër nga njëri sy, sipas djalit të saj.
Për incidentin e shkaktuar, pacientja u dëmshpërblye nga menaxheri i spitalit me 500 juanë, ose ndryshe 55 paund.