Fier/ U kap me doza kokainë në automjet, vihet në pranga 30-vjeçari

Policia e Fierit, arrestuar në flagrance një 30-vjeçar në Fier, me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar Tempulli, u vu në pranga shtetasi Eriseld Kajolli, 30-vjeç, banues në Fier.

Njoftimi i policisë:

“Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin e 30-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e tyre dhe 5 celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Shtuar 22.12.2023 14:12