Arbana apo Luana? Zbulohet kush do ta prezantojë “Big Brother VIP”

Ditë më parë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”.Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.Pas këtij lajmi, Arbana Osmani dhe Luana Vjollca kanë qenë emrat më të përfolur përgjatë gjithë kësaj kohe. Dy moderatoret e suksesshme kanë qenë kryefjala e mediave për shkak të një lufte që thuhet se po bëhet mes tyre për “Big Brother VIP”.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbana Osmanit, por këtë vit kanë hyrë në garë të tjera figura të njohura të “Top Channel”. Deri më tani janë përfolur disa emra si Fjoralba Ponari, Bora Zemani, por pretendentet kryesore për drejtimin e spektaklit janë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.Në media rozë janë lakuar emra të ndryshëm, ndërsa moderatoret akoma nuk kanë dhënë asnjë reagim.Para disa ditësh, u tha se moderimi i “Big Brother” i është propozuar Arbana Osmanit, e cila ende nuk e kishte pranuar si ofertë.

Më në fund duket se është vendosur se kush do ta drejtojë këtë reality-show. Burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se Arbana ka qenë sot në studiot e televizionit ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha që zoterojnë Top Channel-in dhe është vendosur përfundimisht që Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”, i cili pritet që të nisë transmetimin në tetor të këtij viti.