Autori i dyshuar i një vjedhje në Elbasan, wshtë identifikuar dhe arrestuar. Mësohet se 66-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, vodhi një sasi parash në arkën e një lokali në lagjen “Luigj Gurakuqi”.
Ndërkohë, Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
“Vodhi një shumë parash në një lokal, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një lokal, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi 66 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në arkën e një lokali, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, një shumë parash, e cila u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njfton policia.