Makina përplas këmbësoren në Tiranë, dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Një makinë ka përplasur një këmbësore, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2021, rreth orës  13:05, në rrugën “Jordan Misja”, mjeti me drejtues R. B., ka përplasur këmbësoren shtetasen D. K., 59 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 2.06.2021 14:22