Ish-futbollisti argjentinas Ezequiel Lavezzi është shtruar në spital këtë të mërkurë në qytetin bregedetar të Uruguait, Punta del Este. Lavezzi kur mbërriti në spital kishte një të çarë në shpatull.
Në një raport të policisë thuhet se 38-vjeçari është plagosur në orën 5 të mëngjesit pasi ishte në një festë familjare. Ai u dërgua në spital së bashku me të dashurën e tij, Natalia Borges.
“Nuk dihet se si ka ardhur kjo plagosje”, thuhej në raportin e policisë. Por disa prova të tjera thonë që është i vëllait i Ezequiel që e ka goditur këtë të fundit me thikë.
Gjithçka ka ndodhur pas një zënke, e cila ka ardhur pasi të dy ishin nën efektin e alkoolit. /Newsport.al/