Një incident i përgjakshëm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në zonën e Xirokrinit, në Selanik, ku protagonist sërish janë shqiptarët.
Sipas mediave helene, episodi i rëndë, ka ndodhur rreth orës 22.00 mes dy personave, jashtë një restoranti në rrugën Ampelonon.
Njëri prej tyre nxori një armë dhe qëlloi tjetrin duke e lënë të plagosur, ndërsa dëshmitarët thanë se është qëlluar më shumë se një herë.
Pas të shtënave autori, i cili sipas informacioneve është me origjinë shqiptare, u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa policia nisi kërkimet për ta gjetur dhe arrestuar.
I plagosuri gjithashtu me origjinë shqiptare, u dërgua në spital”, shkruan Protothema, e cila thotë se zona u rrethua nga forcat e policisë.
