Papa Françesku feston sot ditëlindjen e tij të 87-të. Në orën 10:00, Papa argjentinas takoi mbi 450 fëmijë dhe familjet e tyre, të cilëve shërbimi special vullnetar i Vatikanit u ofron shërbim shëndetësor falas. Me ta ai ndoqi një shfaqje të shkurtër me artistë cirku dhe provoi ëmbëlsirat dhe tortën e ditëlindjes.
Papa Françesku falënderoi të pranishmit për urimet e tyre për ditëlindjen. Ai gjithashtu u kërkoi të gjithëve që të përgatiteshin për të pritur Jezusin ndërsa të krishterët festojnë lindjen e Tij në Krishtlindje.
“Ne duhet të përgatitemi për festën e madhe të Krishtlindjes, e cila është javën e ardhshme. Është festa kur mendojmë dhe kujtojmë kur Jezusi erdhi mes nesh. Ai erdhi për të qenë me ne”, tha ai.
Papa ftoi fëmijët dhe familjet e mbledhura në sallën Pali VI të Vatikanit të mbyllin sytë dhe të mendojnë se çfarë favori të veçantë do të donin t’i kërkonin Jezusit për këtë Krishtlindje. Ai e përfundoi urimin me urimet e tij për Krishtlindje. Mes atyre që uruan Papa Françeskun janë presidenti italian i Republikës Sergio Mattarella, Asambleja e Ipeshkvijve Katolikë të Italisë dhe mijëra qytetarë nga tërë bota.