E FUNDIT/ Drejtuesi humbi kontrollin, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, Dy të plagosur nisen drejt spitalit

Me datë 17.12.2023, në, shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues shtetasit A.L., dhe T.A. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shtuar 17.12.2023 17:52