Zhvlerësimi i madh i euros, ekspertja e ekonomisë tregon sektorin që po shkon drejt falimentit

Zhvlerësimi i euros prej disa kohësh është kthyer në një shqetësim real për disa sektorë. Më të prekur, që kanë kërkuar edhe mbështetje financiare nga shteti, kanë qenë fasonët. Për këtë sektor, ekspertja e ekonomisë Meri Lika tha se po rrezikon të shkojë drejt falimentimit, kjo për faktin se fasoneritë janë kredimarrësit më të mëdhenj.

Lëvizjet ekonomike që ka pasur Shqipëria nuk kanë qenë normale. Zhvlerësimi i euros nuk shpjegohet ekonomikisht. Shumë kreditorë janë fasonët dhe janë goditur nga rënia e euros dhe janë në prag falimenti. Inflancioni vazhdon të jetë i lartë dhe në 2024 do jetë në rritje. Dëmtimi i ekonomisë është i lartë. Në mometin që ekonomia nuk zhvillohet me ligje dhe rregulla, sforcimet që i jepen nga jashtë nuk e ndihmojnë”, tha Lika.

Biznesi fason është ankuar disa herë se po kalon një situatë alarmante për shkak të zhvlerësimit të monedhës europiane, që po i shkakton dëm financiar miliona euro, të cilat i duan të kompensuara dhe në këtë drejtim, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë.

Pas disa tryezave të dialogut, Ministria e Financave ndërhyri në maj në ndihmë të eksportuesve, duke ngrirë pagesën e kësteve të tatim-fitimit për 2023 dhe duke iu mundësuar rimbursimin e TVSH brenda një harku kohor treditor. Por pavarësisht kësaj ndërhyrje, situata për biznesin fason vijon të mbetet e vështirë.


Shtuar 16.12.2023 21:32