Në ditën kur Gjermania furnizoi Ukrainën me një sistem të ri të mbrojtjes tw raketave, Volodymyr Zelensky bëri një vizitë të papritur në vendin e Evropës Qendrore.
Presidenti i Ukrainës ka “zbarkuar” në Frankfurt, sipas një përditësimi të siguruar nga policia lokale në Twitter.
Nga atje, sipas Bild , ai u nis për në qytetin e Wiesbaden, kryeqyteti i shtetit të Hesse.
Pa u ditur asgjë, spekulohet se Zelensky do të vizitojë bazën ushtarake që pret Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë.