Sulmuesi i AC Milanit, Hakan Çalhanoglu pritet të largohet nga “San Siro” si agjent i lirë, ngase ende është larg nga arritja e marrëveshjes me klubin.
Sipas Tuttosport, kërkesat e turkut janë të larta, andaj dy palët e kanë të vështirë të gjejnë gjuhën e përbashkët.
27-vjeçari i ndihmoi Milanit të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin 2021/21, duke kontribuar me 10 asistime dhe katër gola në 33 ndeshje në Seria A.
Por, pavarësisht që objektivi i skuadrës u arrit, ish ylli i Bayer Leverkusenit asnjëherë nuk arriti marrëveshje me drejtorët e klubit.
Mesfushori ofensivë pritet të largohet në javët e ardhshme duke ndjekur hapat e Gianlugi Donnarummas.
Çalhanoglu kaloi katër vite me Milanin, pasi u transferua për 23.3 milionë euro në qershorin e vitit 2017.
Ai ka zhvilluar 172 ndeshje për “Rossonerët” duke shënuar 32 gola dhe dhuruar 48 asistime.