Lezha “në sitë”, FNSH dhe Guardia di Finanza sekuestrojnë mijëra rrënjë kanabis

Një operacion anti-kanabis po zhvillohet në këto momente në rrethinat e Lezhës, kundër kultivimit të kanabisit.

Sipas raportimeve nga Policia e Shtetit, në këtë operacion ku po marrin pjesë edhe FNSH dhe RENEA, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, janë sekuestruar deri më tani 4 mijë rrënjë kanabis.

Ky operacion vjen pas atij të zhvilluar në Fushë-Krujë, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme rrënjësh kanabisi.

 


Shtuar 1.06.2021 18:03