Mancini optimist pak para Euro2020: Tani kemi mentalitet tjetër, luajmë bukur dhe presim finalen

Italia me në krye trajnerin Roberto Mancini do të shpallë mbrëmjen e sotme listën me lojtarët e grumbulluar për në Europian. Sakaq, axurrët shihen si një nga ato ekipe që mund t’i shkojnë deri në fund turneut, ndërsa trajneri Mancini thekson se tashmë ata kanë një mentalitet tjetër dhe luajnë futboll të bukur.

“Jemi konsideruar gjithnjë si një skuadër që mbrohet dhe sulmon në kundërsulm, por gjërat ndryshojmë dhe ne e kemi provuar. Tani në fushë jemi me një mentalitet tjetër, e nëse rezultatet vijnë atëherë bëhet edhe më e lehtë.

Gjërat po shkojnë mirë dhe jemi të sigurtë se mund të luajmë një futboll të bukur e kështu të kemi shanset tona për të shkuar në finale dhe për të fituar”, u shpreh Mancini.


Shtuar 1.06.2021 18:12