Premier League, barazim spektakolar mes Manchester City dhe Tottenham

Barazim spektakolar mes Manchester Cityt dhe Tottenham (3-3), në supersfidën e javës në Premier League.

Ekipi i Spurs kaloi i pari në epërsi me Son, ndërsa “Qytetarët” kompletuan përmbysjen e madhe brenda pjesës së parë.

Fillimisht, Son u shndërrua nga ëngjëll në djall me një autogol, sakaq çerek ore nga fundi Foden ndëshkoi portierin Vicario. Në pjesën e dytë, mysafirët treguan karakter, Lo Celso dërgoi në festë tifozërinë e Tottenham.

Në të 80-tën, Grealish shfrytëzoi në maksimum një asist të Haaland. Atëherë kur mendohej se sfida po shkonte drejt barazimit, Kulusevski i dhuroi një pikë skuadrës së tij.


Shtuar 3.12.2023 20:03