Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një i mitur është plagosur me thikë.
Në pranga kanë rënë dy persona, njëri po ashtu i mitur, teksa i plagosuri është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar -i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.