Hamasi ka liruar edhe 17 pengje të tjera. IDF ka konfirmuar se 14 pengje izraelite dhe 3 tajlandezë janë dorëzuar nga Hamasi në Kryqin e Kuq.
Më pas ata do të transferohen nga siguria egjiptiane për t’iu dorëzuar palës izraelite dhe do të transferohen me avion në një bazë izraelite.
Ndërkohë këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka thënë se zgjatja e armëpushimit 4 ditor varet nga Hamasi.
Ai thekson se Izraeli ka qenë shumë i qartë për këtë marrëveshje dhe është i gatshëm për vazhdojë pauzën për çdo ditë që Hamasi liron pengje të tjerë.
Pra gjithçka mbetet në dorë të Hamasit, nëse ata nuk zbatojnë marrëveshjen, përgjegjësia mbetet e tyre./albeu.com