Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier- Patos dhe si pasojë kanë mbetur disa persona të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ku një automjet tip “Benz” dhe një automjet tip “Ford” janë përplasur, ndërsa raportohet se 4 persona janë plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe tre ambulanca të cilat kanë transportuar me urgjencë të lënduarit drejt spitalit rajonal te Fierit.