Gjimshiti: Momente të paharrueshme, falenderoj të gjithë shqiptarët për mbështetjen

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka qenë mjaft i lumtur pas barazimit me Moldavinë, që i dha dhe kualifikimin për në kampionatin Europian, Shqipërisë.

Gjimshti tha se kjo ëhstë një natë shumë e lumtur për të gjithë shqiptarinë, ndërsa falenderoi të gjithë ifozët.

Gjimshiti: Përjetim i papërshkrueshëm. Nuk ishte ndeshaj jonë më e mirë, por prapë 1 pikë na çon në Gjermani, jemi të gjithë të lumtur. Të gjithë shqiptarët kudo që janë i falenderoj të gjithë për mbështetjen, besoj se kemi tifozët më të mirë në botë.

Pyetje: Besonit realisht se mund të arrinim këtu?

Gjimshiti: E kuptuam në ndeshjen e fundit kur fituam me Çekinë 3-0, ajo ndeshje na dha më shumë vetëbesim, te ekipi por dhe te tifozët.

Pyetje: Kapiten, pas 7 vitesh prek Europian, si kapiten si ledër i kësaj skuadre. Zoti nuk harron.

Gjimshiti: Faleminderit, faleminderit.


Shtuar 17.11.2023 20:28