Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi do të mbledhë ditën e nesërme, 13 nëntor deputetët demokratë.
Mbledhja mësohet se do të mbahet në orën 12:00, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit.
Bardhi i ka njoftuar deputetët me anë të një mesazhi.
“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj”, thuhet në mesazhin e Bardhit./albeu.com