Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë së fundmi. Një 42-vjeçar shfrytëzonte dhe torturonte dy të rinj me aftësi të kufizuara dhe më pas transmetonte veprimet e turpshme në kanalin e tij personal në YouTube.
42-vjeçari u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia greke dhe akuzohet për lëndime trupore, fyerje, krime të kryera me karakteristika racore si dhe shkelje të ligjit për armët.
Sipas të dhënave të mbledhura nga policia që ka trajtuar rastin, dyshohet se 42-vjeçari, të paktën që prej datës 18 tetor 2023, ka torturuar sistematikisht një grua 21-vjeçare dhe një burrë 25-vjeçar, të cilët vuanin nga probleme të shëndetit mendor, sipas protothema.gr.
Torturat që u ka bërë janë të tmerrshme. Sharjet, lëndimet fizike, aktet seksuale, rruajtja e kokësjanë vetëm disa prej torturave.
Madje, ai ishte aq krenar për veprimet e tij, saqë më 10 nëntor i transmetoi përmes kanalit të tij online. 42-vjeçari u dërgua në prokurori, ndërsa dy të rinjtë janë marrë në mbrojtje.
Njoftimi i ELAS
Një shtetas 42-vjeçar është arrestuar në orët e para të ditës së sotme (11-11-2023) nga efektivë të Policisë së Departamentit Kundër Dhunës Raciste pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës, për lëndime trupore, fyerje dhe sharje, krime të kryera me karakteristika racore si dhe shkeljen e ligjit të armëve.
Në veçanti, i pandehuri, pasi ka krijuar një llogari në një platformë të rrjeteve sociale për riprodhimin e materialit vizual me përdorues të regjistruar, ka transmetuar live për periudhën e fundit sjelljen e vazhdueshme abuzive ndaj 2 të rinjve duke shfrytëzuar aftësinë e kufizuar të tyre.
Sjellja abuzive në fjalë konsistonte në abuzime verbale të vazhdueshme, dëmtime fizike si goditja me aparate goditjeje elektrike (taser) dhe detyrimi në akte të lirisë seksuale.
I arrestuari është dërguar në prokurorinë kompetente, ndërsa Departamenti për Luftë kundër Dhunës Raciste ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për përkujdesje ndaj viktimave të keqtrajtimit racist.