Hoqi dorë nga Mbappe,”Los Blancos” interesohet për yllin e ” Manchester Sitit”

Pasi hoqi dorë nga Kylian Mbappe, Real Madrid interesohet për një tjetër futbollist. Sipas aludimeve, skuadra interesohet për transferimin e Erling Haaland, me raportimet që thonë se një ofertë transferimi mund të bëhet në vitin e ardhshëm.

“Los Blancos” ishin të interesuar për yllin norvegjez më përpara në verën e 2021, por vendosën të mos bënin një ofertë zyrtare.

Megjithatë, Real Madridi është ende duke konsideruar një lëvizje të mundshme për Haalandin, i cili ka një klauzolë largimi prej 200 milionë euro nga “Etihad Stadium” në verën e vitit 2024.

Sipas “AS”, agjentja e 23-vjeçarit, Rafaela Pimenta, dëshiron të sigurojë që klienti i saj të mbetet në kontroll të fatit të tij./albeu.com