Me një tufë dru në shpinë, Avdyl Çullhaj, ka tentuar të kalojë autostradën nga njëra anë në tjetrën në Savër. Por gjatë tentativës, 65-vjeçari është përplasur nga fuoristrada që po kalonte në rrugë.
Pas aksidentimit, Çullhaj është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pas disa orësh nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Nga vendi i ngjarjes, tanimë kanë mbetur drutë e zjarrit dhe fuoristrda që përplasi 65-vjeçarin të rrethuar me shirtin e verdhë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./tvklan.al