Pioli i përkohshëm, trajneri gjerman gati të ulet në stolin e Milanit

Milani prej kohësh nuk po ringrihet në formën e dikurshme për të qenë konkurues në Serie A dhe kompeticionet Europiane.

Gazeta gjermane “BILD” ka publikuar një artikull të bujshëm, ku ka zbuluar dhe disa prapaskena të klubit italian. Sipas raportimeve në dhjetor ka pasur një interes midis Milanit dhe trajnerit të Leipzig, Ralf Rangnick, ndërsa tashmë gjërat janë bërë më konkrete.

Edhe pse ende nuk ka një kontratë të firmosur, Ragnicku me shumë mundësi në sezonin që vjen do të kalojë në Serian A. 61- vjeçari do të jetë një nga njerëzit më në zë sezonin që vjen, teksa si objektiv ka rikthimin e Milanit të lavdishëm.


Shtuar 4.02.2020 10:12