Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Elbasan. Nga ngjarja kanë mbetur tre të plagosur.
Policia i ka kërkuar që të ndalojë një automjeti tip “Passat” që po vinte nga Librazhdi për në Elbasan por ai nuk ka ndaluar duke përfunduar i përmbysur nga aksioni me policinë.
Aldiron Shehu quhet personi i cili u përplas me dy mjete të tjera në Elbasan gjatë një ndjekje policore që prej Pogradecit.
Gjatë kësaj kohe policia ka qëlluar në ajër për të paralajmëruar Shehun, i cili rezulton me precedentë penal pasi të njëjtin episod e ka kryer edhe gjatë vitit 2018.