Gazment Bardhi foli sonte për aksionin opozitar në studion e emisionit “Opinion”.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu lidhur me Lulzim Bashën, Bardhi u përgjigj duke u shprehur se kreu i PD ishte “duke ngrënë byrek në shtëpi sot”.
Blendi Fevziu: Ju jeni të PD-së se Basha thotë nuk jeni të PD-së?
Gazment Bardhi: Nuk e cakton zoti Basha. Po ta caktonte zoti Basha e zoti Rama ne nuk ishim as opozitë, as PD. Do ishim në shtëpi, siç kanë vendosur një pjesë e kolegëve përfshirë zotin Basha që sot në vend se të vinte të bënte betejë me ne për komisionin hetimor të sterilizimit, check-up se i kemi bërë beteja në PD prej vitesh.
Blendi Fevziu: Zoti Basha? Jo ai, ishte duke ngrënë byrek sot.
Gazment Bardhi: Po ishte duke ngrënë byrek dhe ishte në shtëpi. Zoti Rama mund të dojë opozitë që ha byrek, por ne nuk na kanë mandatuar qytetarët që të hamë byrek, na kanë mandatuar qytetarët që të kryejmë detyrën tonë, misionin kushtetues, të kontrollojmë mazhorancën./Opinion.al