DËSHMIA/ Mark Frroku mohon përfshirjen në konfliktin për pronat: Nuk i mbaj mend, s’e di kush është zënë

Është zbardhur dëshmia e ish-deputetit socialist, Mark Frroku i arrestuar pas një konflikti për pronën ditën e djeshme te Kepi i Rodonit.

Së bashku me Frrokun u arrestuan dhe 7 persona të tjerë, ndërsa nisi hetimi në gjendje të lirë për Ndue Sokoli.

Në kërkim është shpallur Besnik Toma, i cili ditën e djeshme ka qëlluar me armë.

Në dëshminë e tij, Frroku tha se nuk e di kush është përfshirë në konflikt pasi nuk i mban mend.

Ai shtoi se ka qenë i pranishëm për shkak të angazhimit me disa përfaqësues të Kishës.

Lexo edhe: Sherri te Kepi i Rodonit, policia njoftim zyrtar: Shpallet në kërkim shoferi i Frrokut, qëlloi me armë

“Kam kontrate për menaxhimin e pronave të kishës, por nuk e di kush është zënë dhe pse nisi sherri. Nuk i mbaj mend…nuk di kush qëlloi dhe çfarë bënë….”, tha Frroku.

Por, sipas dëshmive dhe filmimeve nga kamerat e sigurisë në zonë, Frroku rezulton i përfshirë në konflikt.

Si nisi konflikti 

Mësohet se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri./albeu.com 


Shtuar 30.10.2023 13:34