Bie nga ballkoni i banesës, humb jetën e moshuara në Sarandë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e kësaj te diele në Sarandë. Sofia Adhami, 80- vjeçare, banore e lagjes nr. 2 në Sarandë dyshohet të ketë rënë nga ballkoni i baneses së saj në katin e katërt, ku ajo jetonte së bashku me të birin i cili për momentin nuk ndodhej atje pasi ishte në punë.

Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës ku bluzat e bardha kanë deklaruar vdekjen e saj.

Sipas burimeve policore për të cilën ka nisur hetimi dyshohet se 80 – vjeçarja mund të jetë hedhur vetë, dyshim ky nisur nga pozicioni, sipas policisë, ku është gjetur viktima. Hetimet shpjegosjne uniformat blu po vazhdojnë.


Shtuar 29.10.2023 19:13