SHBA: Rusia po ekzekuton ushtarët e vet që tërhiqen nga lufta

Shtetet e Bashkuara kanë informacione se ushtria ruse po ekzekuton ushtarë që nuk zbatojnë urdhrat në lidhje me luftën me Ukrainën, tha të enjten Shtëpia e Bardhë.

“Kemi informacione se ushtria ruse ka ekzekutuar ushtarë që kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Kemi gjithashtu informacione se komandantët rusë po paralajmërojnë se do të ekzekutojnë njësi të tëra nëse përpiqen të tërhiqen për shkak të zjarrit të artilerisë ukrainase”, tha zoti Kirby.

Përfaqësues të Kremlinit, ministria ruse e mbrojtjes dhe ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Zyrtarët ukrainas thanë të mërkurën se me gjithë humbjet e mëdha, forcat ruse po vazhdojnë përpjekjet për të kapur qytetin lindor të Ukrainës, Avdiivka.

Zoti Kirby tha se forcat e mobilizuara të Rusisë ishin të patrajnuara, të papajisura dhe të papërgatitura për luftime.

Ai tha se ushtria ruse po dërgonte në vijën e frontit grupe ushtarësh të trajnuar dobët. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Kirby tha se kërcënimet për të ekzekutuar ushtarët ishin barbare.

“Unë mendoj se kjo tregon se udhëheqësit e ushtrisë ruse e dinë se në ç’gjendje të keqe është ushtria dhe se sa e keq.


Shtuar 27.10.2023 18:17