Dikur mikesha, me një raport mjaft të mirë.
Po flasim për dy moderatoret Kiara Titon dhe Dojna Memën që duket se kanë prishur raportet.
Deri vonë vajzat ndiqeshin në Instagram, rrjet social i cili është mjaft i rëndësishëm për profesionin dhe përditshmërinë e tyre.
Mirëpo sot ato nuk figurojnë në profilin e njëra-tjetrës.
Lart e poshtë po flitet se Vlashenti është mik me Megi Topallin (ish-in e Luizit) dhe bashkëshortin e saj. Megjithatë ende s’dihet nëse është kjo arsyeja e “prishjes” apo ftohjes së marrëdhënies së vajzave.
Mbetet të presim për ta mësuar!