Jason Dupasquier ka vdekur në moshën 19 vjeçare.
Piloti zviceran i Moto GP3, Jason Dupasquier ka pësuar një aksident të rëndë në Mugello të Italisë dhe i është nënshtruar operimeve.
Ai u përplas me shpejtësi të lartë me dy pilotë të tjerë dhe u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin Careggi.
Dupasquier fillimisht pati një ndërhyrje neurologjike ne tru e pastaj iu desh që gjatë natës t’i nënshtrohet një ndërhyrje në zemër.
Mirëpo, gjatë orës 12 të ditës së sotme, Dupasquier ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti i rëndë.