Sipas një studimi të ri nga Britania e Madhe, burrat e papunë preferojnë po ashtu që partnerja të jetë e papunë.
Ky konkluzion u arrit pasi u morën në analizë më shumë se 42 mijë njerëz në 9 vende të kontinentit. E teksa burrat jo të suksesshëm e kanë shumë të vështirë ta shohin partneren të ketë arritje, nuk ndodh e njëjta gjë me këto të fundit.
Më së shumti, kjo situatë vlen për Gjermaninë, Britaninë, Spanjën dhe Irlandën, megjithatë gjasat janë që fenomeni është i përhapur në të gjithë Europën.
Bazuar te anketimet e kryera, rezulton se burrat janë më të lumtur kur gruaja nuk punon, njësoj si ata, se sa kur ndodh e kundërta.
“Burrat janë rritur në atë mënyrë që të shihen si ai që mban familjen apo shtëpinë. Ata ndihen shumë të gjykuar në rast se punon partnerja e tyre, ndërkohë që ata janë të papunë. Ata e shohin si një gjë të turpshme”, ka deklaruar Dr.Koëaleëska, një lektor i politikave sociale në Universitetin e Bath.
Studiuesit, të cilët botuan gjetjet e tyre në “European Sociological Revieë”, thanë se “burrat me sa duket i kushtojnë më shumë rëndësi statusit të tyre të punësimit sesa partnerëve të tyre”, duke shtuar se “ata preferojnë që partnerja e tyre të jetë e papunë”.