Gjarpri futet papritur në studio, Diola Dosti trembet për vdekje

Diola Dosti ishte e ftuar sot në rubrikën “Mos i bjer me Top” të “E diell”, kur i ndodhi një e papritur. Ronaldi i kishte përgatitur një kurth dhe gjatë intervistës, një gjarpër ra tek këmbët e Diolës.

Diola u tremb për vdekje dhe bashkë me të edhe moderatorja Eriola Doçi.

Diola tha se i ka fobi gjarpërinjtë dhe mezi mblodhi veten për të vazhduar intervistën.

“Unë i kam fobi… po pse pikërisht gjarpër. Ta mbash mend, shpresoj të mos kem bërë ndonjë skenë. U tremba, sepse i kam fobi gjarpërinjtë, ta paça borxh domethënë”, tha Diola.


Shtuar 22.10.2023 23:31