Fëmijët në Gaza po tregojnë gjithnjë e më shumë shenja traume, dy javë pas bombardimeve intensive të Izraelit, thonë prindërit dhe psikiatërit.
“Fëmijë kanë filluar të kenë simptoma serioze traumatike si konvulsione, djersitje në shtrat, frikë, sjellje agresive, nervozizëm dhe moslargim nga ana e prindërve të tyre”, tha për Reuters psikiatri nga Gaza, Fadel Abu Heen.
“Fëmijët tanë vuajnë shumë gjatë natës. Ata qajnë gjithë natën, urinojnë pa kuptim dhe nuk kam kohë të pastroj”, tha Tahreer Tabash, një nënë e gjashtë fëmijëve që strehohet në një shkollë të OKB-së.
Këto shkolla janë goditur disa herë, kanë thënë Kombet e Bashkuara, dhe Tabash ka parë sulme që godasin ndërtesat aty pranë.
“Kur fëmijët dëgjojnë zhurmat e bombardimeve, ata kërcejnë nga frika, tha ajo.
“Mungesa e ndonjë vendi të sigurt ka krijuar një ndjenjë të përgjithshme frike dhe tmerri në të gjithë popullatën dhe fëmijët janë më të prekurit,” tha Abu Heen.
“Disa prej tyre reaguan drejtpërdrejt dhe shprehën frikën e tyre. Edhe pse mund të kenë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, ata mund të jenë në një gjendje më të mirë se fëmijët e tjerë që mbanin tmerrin dhe traumën brenda tyre”, tha ai./Albeu.com