“Akuza false”, avokati i Benzema ka një mesazh për ministrin francez

Polemika në Francë në lidhje me Karim Benzema. Ish-kapiteni i Real Madrid postoi në rrjetet sociale pro Palestinës, teksa shkroi:

“Të gjitha lutjet shkojnë për popullin në Gaza, që edhe njëherë bëhet viktimë e bombardimit të padrejtë, që nuk kursen as gratë dhe fëmijët”.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin akuzoi fituesin e Topit të Artë 2022 se ka lidhje me terroristët myslimanë.

“Karim Benzema ka lidhje të forta, siç të gjithë e dimë, me Vëllazërinë Myslimane”, duke mos dhënë detaje të tjera rreth kësaj akuze.

Ashpër reagoi edhe senatorja republikane franceze, Valerie Boyer. E cila kërkon që 35-vjeçarit t’i hiqet pasaporta dhe trofeu i Topit të Artë.

“Nëse, siç pretendon Ministri i Brendshëm, Karim Benzema është ‘i lidhur me Vëllazërinë Myslimane’, kërkoj sanksione.

Përkatësisht heqjen e shtetësisë. Është urgjente të veprohet kundër atyre që kërcënojnë vazhdimisht vendin tonë”.

Avokati i sulmuesit të Al Ittihad në Arabinë Saudite, Hugues Vigier hodhi poshtë akuzat dhe mohoi lidhjen e Benzema me grupime terroriste.

“Akuza false! Benzema nuk ka pasur kurrë as më të voglën marrëdhënie me këtë organizatë. Ai zgjodhi të jetojë në Arabi, ku organizata e lartpërmendur u shpall ‘terroriste’, diçka që Franca nuk e ka bërë kurrë…


Shtuar 19.10.2023 19:57