Bastet, Zaniolo në ankth: Do më arrestojnë, s’kam luajtur bixhoz me futbollin

Futbolli italian është tronditur me çështjen e basteve të destinuara për t’u zgjeruar dhe përfshirë lojtarë të tjerë dhe klube të tjera, pas përfshirjes së Fagiolit, Tonalit dhe Zaniolo-s në hetimin që Prokuroria e Torinos po kryen për platformat e paligjshme të basteve.

Nga telefoni i lojtarit të Juventusit dolën biseda me kolegë të tjerë. Fabrizio Corona zbuloi një lojtar të katërt, Zalewski të Romës, dhe më pas ekskluzivisht edhe atë të El Shaarawy, Casale dhe Gatti.

“Dhe tani çfarë ndodh, do të më arrestojnë?”. Ky është reagimi i Nicolò Zaniolo-s pas seancës dëgjimore të Sandro Tonalit në Prokurorinë e Torinos. Reagimi njerëzor i një djali të ri që shpjegon mirë momentin e ndërlikuar dhe frikën e lojtarit të Aston Villas, i cili pas njoftimit të hetimit të paraqitur nga Prokuroria e Torinos pret një thirrje për të sqaruar pozicionin e tij.

Zaniolo vazhdon të ritheksojë se nuk ka vënë kurrë bast në futboll, por se i është dhënë pas vesit të pokerit dhe blackjack-ut, ndonëse në faqet ilegale. Nëse versioni i tij konfirmohet nga gjurmët e gjetura në pajisjet e tij, ai mund të mos skualifikohet, por nëse do të dilte në pah përfshirja e tij në bastet e futbollit, dënimi i tij do të ishte më i lartë se ai i Tonalit dhe Fagiolit për shkak të mungesës së rrëfimit.


Shtuar 19.10.2023 12:37