Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka mbërritur në Tiranë, ndërsa është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu i tij shqiptar Bajram Begaj.
Milanoviç do të zhvillojë një vizitë dy ditorë në Shqipëri me ftesë të homologut të tij shqiptar, Bajram Begaj.
Ai do të shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.
Takimi zyrtar bilateral do të mbahet të mërkurën e 18 tetorit, pas të cilit do të zhvillohet konferenca për gazetarët. Të enjten e 19 tetorit Presidenti kroat Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit./Albeu.com