Plagosen dy vëllezër në Durrës

Në Durrës, janë plagosur dy vëllezër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në zonën e plazhit.

Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti mes disa personave, dhe nga ngjarja kanë mbetur të plagosur me mjete prerëse dy vëllezër, 19 dhe 23 vjeç.

Të plagosurit janë nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende.

Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre./albeu.com

 


Shtuar 29.05.2021 20:24