LUFTA/ 2700 të vrarë në Gaza, autoritetet thirrje ndërkombëtarëve: Na ndihmoni

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, ka deklaruar këtë të diele (15 tetor), se sulmet ajrore ushtarake të Izraelit kanë vrarë të paktën 2,670 njerëz dhe kanë plagosur 9,600 të tjerë që nga 7 tetori.

Në deklaratën e tyre, ministria sipas CNN, i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të dërgojë ekipe mjekësore.

“Ne i bëjmë thirrje botës, organizatave ndërkombëtare dhe ndihmës së veprimit urgjent që të dërgojnë delegacione mjekësore vullnetare nga të gjitha specialitetet për të shpëtuar civilët e plagosur të Rripit të Gazës”, tha Marëan Abu Saada, drejtor i përgjithshëm i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë deklaruar sot se numri i njerëzve të vrarë në sulmin befasues të Hamasit të 7 tetorit, tashmë është më shumë se 1,400.


Shtuar 15.10.2023 20:50

Tags: , ,