Më 10 tetor 2023 një biznes në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë ra pre e grabitjes.
Një person i armatosur arriti të merrte një shumë parash dhe të largohej.
Një ditë më vonë, më 11 tetor 2023, i njëjti person, tentoi të grabiste një tjetër biznes në Kombinat.
Policia e Tiranës, njofton sot, më 13 tetor se ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar të grabitjes.
Bëhet fjalë për një 31-vjeçar me iniciale P.P, banues në Tiranë.
31-vjeçari ka arritur që nën kërcënimin e një pistolete çakmak të marrë një shumë parash në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri” mbrëmjen e 10 tetorit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 10.10.2023, në një dyqan në rrugën “Mylsym Shyri”, ku një shtetas vodhi nën kërcënimin e një pistolete çakmak, një shumë parash, ndërsa një ditë më pas tentoi të vidhte në një dyqan tjetër, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Në këtë kuadër është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Repeated”, si rezultat i tij, pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Shefqet Musaraj”, u lokalizua dhe u arrestua shtetasi:
P. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.
31-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 10.10.2023, në rrugën “Myslym Shyri”, ku u vodh një shumë parash, dhe i ngjarjes së ndodhur më datë 11.10.2023, në Kombinat, ku u tentua të vidhej në një dyqan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia. /Albeu.com/