Borrell fton Izraelin dhe Palestinën në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen dhe homologu i tij i Autoritetit Palestinez Riyad Al-Maliki janë ftuar të marrin pjesë në një takim urgjent të ministrave të jashtëm evropianë gjatë ditës për të diskutuar situatën në Izrael, tha kryediplomati i BE-së Joseph Borrell.

“Kam ftuar ministrin e Jashtëm izraelit të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së që po mbledh sot pasdite. Unë kam ftuar gjithashtu ministrin e Jashtëm (të Autoritetit Palestinez) Maliki që t’i drejtohet takimit dhe të prezantojë pikëpamjet e Autoritetit Palestinez”, tha Borrell në një postim në platformën e rrjeteve sociale X.

Ministrat e BE-së do të takohen në Muscat, Oman, ku tashmë është planifikuar të zhvillohet një samit i ministrave të jashtëm të BE-së dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Disa ministra do të jenë personalisht, të tjerë do të marrin pjesë në takim nga distanca./Albeu.com


Shtuar 10.10.2023 13:50