LUFTA/ Rama: Shqipëria qendron në krah të Izraelit, dënojmë sulmin terrorist

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e forcave palestineze të Hamas mbi Izraelin, çka solli qindra të vdekur, por dhe nisjen e luftimeve mes dy vendeve.

Përmes një psotimi në Facebook, Rama shkruan se Shqipëria qendron në krah të Izraelit dhe se dënon sulmin terrorist që shkaktoi qindra të vdekur, dhe rrëmbimin e disa personave.

Postimi i Ramës:

Shqipëria qëndron me IZRAELIN??❤️??

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit terrorist atrofik dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët?


Kujtojmë që një ditë më parë forcat e Hamas goditën Izraelin duke shkaktuar më shumë se 700 vitima deri tani në radhët e izraelitëve, si dhe mbi 400 të vdekur në radhët e palestinezëve pas raketave të Izraelist si shenjë hakmarrjeje.


Shtuar 8.10.2023 21:41