Dy persona në Tiranë janë arrestuar pasi shpërndanin lëndë narkotike në doza.
Policia ka arrestuar R. D., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, 2 aparate celular, dhe 87 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.
Gjithashtu u arrestua Rr. M., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte dhe në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.