Shpërthen në Rripin e Gazës, Ministria izraelite: Gati për luftë

Ushtria e Izraelit tha më 7 tetor se po godiste bazat e Hamasit në Gaza pas një breshërie intensive të sulmeve me raketa në orët e para të mëngjesit, që kishin për shënjestër qytete në jug të Izraelit.

Grupi militant i Hamasit lëshoi dhjetëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se një shtëpi në Tel Aviv është goditur nga një raketë edhe pse nuk ka ende raportime për viktima. Një grua 70-vjeçare raportohet se është vrarë në jug të Izraelit, ku zyrtarët kanë paralajmëruar banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të “incidentit të sigurisë”.

Ndërsa sirenat e alarmit po binin në të gjithë Izraelin jugor dhe qendror, duke përfshirë Jerusalemin, ushtria izraelite shpalli gjendjen e luftës. Kryeministri Benjamin Netanyahu thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë.


Shtuar 7.10.2023 10:27