Policia në pikën kufitare të Kapshticës ka sekuestruar një arsenal armësh.
Mësohet se pasditen sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është arrestuar një person, në mjetin e të cilit janë gjetur 3 automatikë dhe 1 pistoletë, armatim i cili mësohet se do të kalonte drejt vendit fqinj por është zbuluar pa kaluar kufirin grek.
E gjithë kjo duket se ka ardhur nga burimet e policisë në rrugë operative e cila ka pasur informacione edhe për raste të tjera të kalimit të paligjshëm të armëve.
Operacioni vijon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë./Albeu.com