E rrallë nga ana e saj! Arbana Osmani reagon për ofendimin e Albanos ndaj Beatrix

“Albani është ai që Donaldi i ka…. motrën në BB”, kështu u shpreh Albano Bogdo për Alban Ramosajn në episodin e parë të emisionit të tij.

Në lidhje me këtë “batutë” aspak për të qeshur, por denigruese reaguan shumë personazhe të njohur ndër to së fundmi edhe Arbana Osmani.

Të lidhura

None found

Kjo e fundit në sektorin e komenteve me kërkesë të një ndjekësje të saj.

Në një postim në Instagram, një ndjekëse i shkruan: “Me thënë të drejtën po prisja një reagim nga ty për gjithë situatën e krijuar për njërën nga personazhet e BBV2“.

Si fillim, Arbana i kërkoi ndjekëses t’i tregojë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa më pas u shpreh:

“Aaa po lexova që Trixa do ndërrmerte rrugën ligjore që besoj është mënyra e vetme e duhur në raste të tilla“, mbyll shkrimin Arbana, e cila sugjeron rrugën ligjore për Triksën.