Shkoi me dhimbje të forta në spital pa e ditur se ishte shtatzënë, 13 vjeçarja lind djalë, babai: Do të jem edhe baba edhe gjysh për nipin

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në greqi një ditë më parë, ku një 13-vjeçare shkoi me dhibje të forta barku në spital.

Mjekët e futën menjëherë në sallë dhe konstatuan se ajo ishte shtatzënë, dhe pas ndërhyrjes lindi një djalë të shëndetshëm.

Sipas asaj që raportojnë mediat helene 13-vjeçarja dhe familarët e saj nuk dinin asgjë për një shtatzëni të mundshme.

Lidhur me rastin në fjalë ditën e sotme në një intervistë për televizionin “Alpha” ka folur babai i 13-vjeçares, i cili ka thënë se do ta rrisë ai oshnjën, dhe se do të jetë edhe baba edhe gjysh për nipin e tij.

“Foshnja është shumë mirë. Do të jem edhe baba edhe gjysh për nipin tim. Unë kam rritur katër fëmijë dhe do ta rris këtë si timin. Unë dua që vajza ime të vazhdojë shkollimin dhe ne do të jemi pranë saj”, tha ai.

I ati i të miturës tha ndër të tjera se vajza nuk ka treguar ende asgjë për babanë e foshnjes dhe se nuk do që t’i bëjë presion të bijës. I pyetur nga gazetarët  nëse kishte dijeni për shtatzëninë e 13-vjeçares, ai u përgjigj: “Nuk dinim asgjë, po ta dinim do ta kishim çuar në një klinikë të duhur për të lindur. Nuk e di nëse ajo e dinte. Kishte shtuar pak në peshë, por barku nuk i dukej dhe ne nuk kishim menduar kurrë diçka të tillë për të”. /AlbEu.com/

 


Shtuar 5.10.2023 19:46