Një 42-vjeçar, i cili po transportonte 5 thasë me kanabis është arrestuar nga policia e Durrësit.
Blutë informojnë se në kuadër të operacionit policor të koduar “Sinjalizimi”, në fshatin Ishëm, është ndaluar për kontroll automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Marjan Kurti.
Gjatë kontrolleve, në bagazhin e këtij automjeti, u gjetën 5 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 26 kilogramë, sasi e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Marjan Kurti, 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Albeu.com