Macron e Scholz do të jenë në Tiranë, bëhen përgatitjet e fundit për Samitin e Procesit të Berlinit

Më 16 tetor në Tiranë do të mbahet Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit. Është hera e parë që ky Samit zhvillohet jashtë kufijve të BE-së.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot disa prej emrave të liderëve evropianë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Ai shton se po bëhen përgatitjet e fundit në kuadër të këtij Samiti.

“Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ????????”, shkruan Rama.


Shtuar 5.10.2023 09:49